Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina te kryqëzimi "21 Dhjetori", humb jetën shoferi dhe një pasagjer

Përplasen dy makina te kryqëzimi "21 Dhjetori", humb

Një aksident me pasojë dy jetë të humbura ka ndodhur orët e para të mëngjesit në kryqëzimin "21 Dhjetori", Tiranë.

Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, me drejtues 30-vjeçarin Emirjan Doko dhe personin tjetër të identifikuar si Luan Cenollari.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi Luan Cenollari dhe njëri nga pasagjerët, Ali Bejo 69-vjeç.

Nga informacionet paraprake, 30-vjeçari është futur në kryqëzim me semafor të kuq, çka shkaktoi aksidentin e rëndë. Gjithashtu ka rezultuar se ka qenë i dehur në momentin teksa po drejtonte mjetin. Atij i është gjetur në makinë edhe një armë zjarri.

"Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20,  në kryqëzimin "21 Dhjetori", janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin  E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç", thuhet në njoftimin zyrtar.

Të fundit