Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina tek mbikalimi i Patokut, 6 të plagosur

Përplasen dy makina tek mbikalimi i Patokut, 6 të plagosur

Dy automjete janë përfshirë në një aksident të rëndë mbrëmjen e sotme pranë mbikalimit të Patokut. Për pasojë kanë mbetur të plagosur gjashtë persona.

4  prej tyre janë dërguar për të marrë ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy të tjerët ndodhen në spitalin e Laçit.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

 

 

Të fundit