Flash News

E-TJERA

Përplasen dy mjete në aksin Fushë Krujë-Vorë, një i vdekur dhe tre të plagosur

Përplasen dy mjete në aksin Fushë Krujë-Vorë, një

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur  në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë.

Mësohet se dy mjete janë përplasur “kokë më kokë”, pasi një mjet me targa të Kosovës ka hyrë në parakalim të gabuar.

Nga përplasja, ka mbetur i vdekur drejtuesi i njërit prej mjeteve, ndërsa janë plagosur tre të tjerë.

"Më datë 15.01.2024, rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion “Volvo”, me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe automjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi G. R., dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.

Të fundit