Flash News

E-TJERA

Përplasen dy mjete në aksin Shënkoll–Rrilë, një i plagosur rëndë

Përplasen dy mjete në aksin Shënkoll–Rrilë, një i
Foto nga aksidenti

Një aksident u regjistrua mëngjesin e sotëm në aksin Shënkoll–Rrilë, në qarkun e Lezhë.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën e si pasojë një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Mësohet se personi i plagosur u identifikua si Kristian Kola dhe për shkak të gjendjes së rënduar, ai u dërgua në Spitali i Traumës, ku po trajtohet nga specialistë mjekësorë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Të fundit