Flash News

E-TJERA

Përplasen dy mjete në autostradën Thumanë-Tiranë, humb jetën 60-vjeçari

Përplasen dy mjete në autostradën Thumanë-Tiranë, humb

Dy automjete janë përplasur në autostradën Thumanë-Tiranë.

Mjeti tip “Volkswagen” i drejtuar nga L. F., 60 vjeç është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues I. P., në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi 60-vjeçar.

“Më datë 04.10.2024, rreth orës 07:10, në autostradën Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur "Ura e Gjolës", mjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin L. F., rreth 60 vjeç, është përplasur me mjetin tip "Audi", me drejtues shtetasin I. P. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasi L. F., ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit