Flash News

E-TJERA

Përplasen dy mjete në Elbasan-Peqin, ndërron jetë 8-vjeçarja, 5 të plagosur

Përplasen dy mjete në Elbasan-Peqin, ndërron jetë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin. Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Për pasojë, raportohet se ka humbur jetë një 8-vjeçare dhe janë plagosur 5të tjerë.

Vajza 8-vjeçare e cila ka ndërruar jetë po udhëtonte me metin tip “Golf” me targa të Gostivarit, ndërsa automjeti tjetër është me targa shqiptare. Përplasja mes dy mjeteve ka qenë e fortë, aq sa “Golf-i” ka përfunduar mbi barrierën anësore të rrugës.

Sipas policisë, drejtuesja e mjetit tip “Golf” me iniciale T. B. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. H., banues në Kavajë. Drejtuesja ka mbetur e plagosur bashkë me vajzën tjetër 11-vjeçare.

Shoferi A.H. dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të mbetën të plagosur. Të gjithë të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit