Flash News

E-TJERA

Përplasen dy mjete në Fier, ndërron jetë punonjësi i policisë

Përplasen dy mjete në Fier, ndërron jetë punonjësi i
Pamje nga aksidenti

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:35.

Dy automjete, njëri tip “Opel” i drejtuar nga A. S. 58 vjeç punonjës policie dhe tjetri “Benz” i drejtuar nga G. H., 27 vjeç, janë përplasur me njëri-tjetrin. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Patos-Fier.

Për pasojë, ka ndërruar jetë efektivi i policisë.

“Rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier”, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin Agron Saba., 58 vjeç, banues në Patos, (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos.

Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë shtetasi A. S. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit