Flash News

E-TJERA

Përplasen dy mjete në Kukës, pesë të plagosur, mes tyre një fëmijë

Përplasen dy mjete në Kukës, pesë të plagosur, mes tyre

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në zonën e Qafë Toblit, Kukës, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, 5 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe një i mitur. Tre nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar në spital.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip Audi, në të cilin udhëtonin katër anëtarë të së njëjtës familje, si dhe një kamionçinë.

 

Të fundit