Flash News

E-TJERA

Përplasen dy motorë në Konispol, një nga drejtuesit 12 vjeç, rëndë në spital

Përplasen dy motorë në Konispol, një nga drejtuesit 12
Foto ilustruese

Një aksident u shënua mëngjesin e sotëm në fshatin Xarë, Bashkia Konispol.

Sipas policisë, dy motomjete që drejtoheshin nga A.B.,27 vjeç dhe nga një i mitur 12 vjeçar janë përplasur me njëri-tjetrin. Për pasojë, 12-vjeçari është plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin e Sarandës, ndërsa A.B.,27 vjeç, është dëmtuar lehtë.

Rreth orës 07:45, në fshatin Xarë, Bashkia Konispol, janë  përfshirë në një aksident rrugor dy motomjete që drejtoheshin nga shtetasi  A.B.,27 vjeç  dhe  nga një i mitur 12 vjeçar me iniciale A.B.

Si pasojë e përplasjes, i mituri 12 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Sarandës, ndërsa shtetasi A.B.,27 vjeç, është dëmtuar lehtë”, sqaron policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit