Flash News

E-TJERA

Përplasen dy motorë uji në Golem, plagoset 31-vjeçari nga Kosova

Përplasen dy motorë uji në Golem, plagoset 31-vjeçari nga

Dy motorë uji janë përplasur në Golem. Ngjarja raportohet se ka ndodhur larg perimetrit të sigurisë e për pasojë është plagosur një 31-vjeçare nga Kosova.

Ajo është transportuar në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

"Rreth orës 17:36, në Golem, Kavajë, në vendin e quajtur “Manhatan”, rreth 800 metra larg perimetrit të sigurisë,(zonë detare për lundrim jo zonë plazhi), shtetasi S. D., 25 vjeç, lindur në Çorovodë, duke drejtuar një motor uji, është përplasur në det me një tjetër motor uji, që drejtohej nga shtetasi P. B., 31 vjeç, lindur në Kosovë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi P. B. ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital, nga shërbimet e Policisë Kufitare që po monitoronin hapësirën detare. Aktualisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi S. D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Nga verifikimet paraprake, rezulton se të dy drejtuesit e mjeteve lundruese po lundronin së bashku dhe ishin të pajisur me jelekë shpëtimi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të përplasjes së dy Jet Ski-ve", thuhet në njoftim.

Të fundit