Flash News

E-TJERA

Përplasen ‘kokë më kokë’ dy makina në dalje të Peshkopisë, 4 të plagosur

Përplasen ‘kokë më kokë’ dy makina në dalje

Një aksident automobilistik u shënua paraditen e sotme në dalje të Peshkopisë.

Dy makina janë përplasur ‘kokë më kokë’ me njëra tjetrën, e për pasojë janë lënduar 4 persona.

Sipas policisë mjeti tip Mercedes me targë AB 835 FT me drejtues Juljan Hima, ka goditur mjetin BMV me drejtues shtetasin Fehmi Gjiza.

Për pasojë janë lënduar  dy pasagjerët e BMV-së Muhamet Zeneli dhe Pëllumb Shkurta si dhe drejtuesi i Mercedesit Juljan Hima, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

 Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

 

Të fundit