Flash News

E-TJERA

Përplasen makinat në aksin Lezhë-Laç, plagoset shtetasi francez

Përplasen makinat në aksin Lezhë-Laç, plagoset shtetasi

Një aksident është regjistruar gjatë natës në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Spiten.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke përfunduar në dy anët e parcelave në anësore .

Në njërin nga automjetet u gjet i plagosur një shtetas francez, i cili është transportuar te Spitali i Traumës, ndërsa në mjetin tjetër nuk është gjendur asnjë person.

 Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

 

 

Të fundit