Flash News

E-TJERA

Përplasen makinat në aksin ‘Vau i Dejës–Bushat’, një i plagosur

Përplasen makinat në aksin ‘Vau i

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në aksin rrugor “Vau i Dejës–Bushat”,

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi M. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi R. S.

Si pasojë e përplasjes, është lënduar pasagjeri P. S., i cili ndodhej në automjetin e dytë. Ai është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Të fundit