Flash News
Zbardhet letra që Biden i la Trump në zyrën ovale: Amerikanët kërkojnë qëndrueshmëri
Aksion në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Në kërkim për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
Vrasja e Kristjan Markut, dyshime se autorët janë larguar drejt Kosovës
I zhdukur prej 4 ditësh, gjendet i mbytur në lumin e Shalës Edison Oruqi
Një aksident ka ndodhur sot në Rrugën Demokracia në Vorë, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” dhe njëri prej tyre më pas është përplasur me murin dhe derën e një dyqani.
Sipas raportimeve, aksidenti ka përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar dëme materiale dhe lëndime për shoferët.
Fatmirësisht, dyshohet se asnjë prej personave të lënduar nuk ka rrezik për jetën. Shoferët e dy automjeteve janë dërguar menjëherë në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Në momentin e aksidentit, nuk ka pasur kalimtarë në trotuar, ndërsa dyqani ku u përplas automjeti ishte boshatisur.