Flash News

E-TJERA

Përplasën për vdekje bariun në Gjirokastër, arrestohet turisti polak dhe shqiptari

Përplasën për vdekje bariun në Gjirokastër, arrestohet
Foto Ilustruese

Dy shtetas, një shqiptar dhe një polak, janë arrestuar sot pasi përplasën për vdekje një bari në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.

Vasil Gega, 60 vjeç, ishte duke kullotur bagëtitë anës rrugës kur u godit për vdekje nga përplasje e dy mjeteve të cilat drejtoheshin nga dy shtetasit e arrestuar.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasit 47 vjeç, banues në Poloni dhe 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga përplasja e automjeteve që drejtonin këta shtetas, pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, ka humbur jetën shtetasi Vasil Gega, 60 vjeç, i cili ishte me bagëti, anash rrugës ku ndodhi përplasja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit