Flash News

E-TJERA

Përplasen tre automjete në aksin Cërrik-Elbasan, tre të plagosur

Përplasen tre automjete në aksin Cërrik-Elbasan, tre të

Tre automjete janë përplasur në aksin rrugor Cërrik-Elbasan.

Për pasojë, kanë mbtur të lënduar drejtuesi i njërit nga automjetet dhe dy pasagjerët e automjeteve të tjera.

“Në aksin rrugor “Cërrik–Elbasan” janë përplasur tre automjete, me drejtues shtetasit A. M., 42 vjeç, E. E., 21 vjeç dhe K. H., 25 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi K. H., si dhe dy pasagjerë që udhëtonin në automjetet me drejtues shtetasin K. H. dhe E. E., të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit