Flash News

E-TJERA

Përplasen tre automjete në Lushnje, shkak parakalimi i gabuar

Përplasen tre automjete në Lushnje, shkak parakalimi i gabuar

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në hyrje të qytetit të Lushnjes.

Shkak për aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve. Nuk raportohet për të plagosur, por vetëm për dëme materiale.

Në aksident janë përfshirë një mjet tip “Fiat” i cili është përplasur me dy mjete “Seat” dhe “Golf”.

Drejtuesit e mjeteve janë duke u marrë në pyetje, ndërsa po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Të fundit