Flash News

E-TJERA

Përplasen tre makina afër një karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, dy të plagosur

Përplasen tre makina afër një karburanti në autostradën

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas policisë, tre automjete janë përfshirë në aksident në afërsi të një karburanti e për pasojë janë dëmtuar dy persona.

Me datë 21.12.2021, rreth orës 19:55, në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të një karburanti, janë përfshirë në një aksident 3 mjete.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjeret e njërit nga mjetet, shtetasja E. H., dhe S. H., të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

 

Të fundit