Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Fushë Krujë-Milot, 4 të plagosur, tre prej tyre të bllokuar në mjete

Aksident në aksin Fushë Krujë-Milot, 4 të plagosur, tre prej

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në  aksin Fushë Krujë-Milot.

Nga të dhënat e para të policisë, mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në fshatit Derven. 

Per pasoje janë plagosur katër persona. Një prej tyre ndërsa ndodhet në spitalin e traumës, kurse tre të tjerë kanë mbetur të bllokuar në makina.

Njoftimi paraprak i policisë:

Në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin D. A., është përplasur me automjetin me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë e përplasjes është demtuar drejtuesi i automjeti D. A., i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve.

Forcat e Policisë bashkë me forcat e zjarrfikëses po nxjerrin 3 të lënduarit e tjerë nga automjetet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e aksidentit.

Të fundit