Flash News

E-TJERA

Përplasen tre makina në Pogradec, 6 të lënduar, 2 në gjendje të rëndë shëndetësore

Përplasen tre makina në Pogradec, 6 të lënduar, 2 në

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtunë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të Pojskës.

Pjesë e aksidentit janë bërë tre makina.

"Më datë 01.04.2023, rreth orës 14:30, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë, janë përplasur 3 automjete, konkretisht automjeti furgon tip "Benz", me automjetin tip "Opel" me drejtues shtetasin A. Y. dhe automjetin tip "Toyota" me drejtues shtetasin M. P.", njofton policia.

Si pasojë e përplasjes, aktualisht janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore 6 shtetas, ku 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

Të fundit