Flash News

E-TJERA

Përplaset nga motoçikleta, ndërron jetë 50-vjeçari në Fier

Përplaset nga motoçikleta, ndërron jetë 50-vjeçari

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.

Një 50-vjeçar ndërroi jetë pasi u përplas nga një motoçikletë në vendin e quajtur "Rotondo e parkut".

Pas ngjarjes, është shoqëruar drejtuesi i motomjetit Sh. K në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale.

'Sot rreth 19:40, në vendin e quajtur "Rotondo e parkut" shtetasi Sh. K., 66 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motomjetin tip "Honda" ka përplasur një këmbësor, rreth 50 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Eshtë shoqëruar shtetasi Sh. K në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.'- njofton policia.

 

Të fundit