Flash News

E-TJERA

Përplasi 3 mjete të parkuara, 49-vjeçari vijon “çmendurinë”, merr përpara policin dhe një kalimtare

Përplasi 3 mjete të parkuara, 49-vjeçari vijon

Policia ka arrestuar një 49-vjeçar, i cili duke drejtuar makinën në gjendje të dehur përplasi 3 automjete të parkuara në rrugë dytësore në Kashar.

Më pas ai aksidentoi një efektiv policie, si edhe një grua që ndodheshin në këmbë në afërsi të mjeteve.

 “Pas kryerjes së testit të alkolit, rezultoi se shtetasi Ç. K., drejtonte automjetin në gjendje të dehur, prova e parë 0.89 mg/l, dhe prova e dytë 0.87 mg/l”, shtojnë blutë e Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.09.2023, në rrugë dytësore, në Kashar, shtetasi Ç. K., 49 vjeç, duke drejtuar automjetin, është përplasur me një automjet të parkuar. Më pas drejtuesi i mjetit ka vazhduar lëvizjen, dhe është përplasur me dy automjete të tjera të parkuara.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasit A. G., 48 vjeç, (punonjës Policie), dhe shtetasja A. Ll., 48 vjeçe, të cilët ndodheshin në këmbë në afërsi të automjeteve.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi Ç. K., pas shkaktimit të aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është kapur më pas nga shërbimet e Policisë.

Pas kryerjes së testit të alkolit, rezultoi se shtetasi Ç. K., drejtonte automjetin në gjendje të dehur, prova e parë 0.89 mg/l, dhe prova e dytë 0.87 mg/l.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

13 Qershor 2026, 15:00