Flash News

E-TJERA

Përplasi 3 të rinj në autostradën “Tiranë-Durrës”, arrestohet 70-vjeçari

Përplasi 3 të rinj në autostradën

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës në autostradën Tiranë-Durrës, ku një 70-vjeçar ka përplasur me automjetin e tij 4 të rinj, duke shkaktuar vdekjen e njërit prej tyre dhe plagosjen e tre të tjerëve.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën 28-vjeçari Gëzim Muçaj, ndërsa të plagosur kanë mbetur Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doci, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja ndodhi pasi furgoni me të cilin po udhëtonin të rinjtë për në punë, u përplas me trafikndarësen. Ata dolën nga mjeti për të parë dëmet, por në ato momente një tjetër automjet, i drejtuar nga 70-vjeçari I. L., i goditi me shpejtësi.

Policia ka arrestuar të moshuarin, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit