Flash News

E-TJERA

Përplasi 9 makina duke i ikur policisë në Tiranë, del foto e 31-veçarit me tre emra

Përplasi 9 makina duke i ikur policisë në Tiranë, del foto e

Ky person në foto është 31-vjeçari,  Imer Krrashi, i cili sot në tentativë për t'i ikur policisë ka përplasur 9 makina dhe një motor te zona e Liqenit të Thatë, në të cilin po udhëtonte një efektiv policie së bashku me bashkëshorten e tij.

Krrashi u ndalua për kontroll, por në momentin që efektivët kanë kërkuar për të bërë kontroll të automjetit, 31-vjeçari ka ikur me shpejtësi duke tentuar të arratisej në drejtim të Tegut pasi rezultoi se ishte i armatosur.  

Pas një ndjekje intensive, Imer Krrashi është vënë në pranga ndërsa është sekuestruar dhe arma e zjarrit e llojit pistoletë. Policia e Tiranës njoftoi se Imer Krrashi përdorte 3 identitete, Imer Masha dhe Imer Uka nga Kruja.


 

Të fundit