Flash News

E-TJERA

Përplasi çiftin e foshnjën 3 muajshe, lirohet nga qelia Ajas Sulejmani

Përplasi çiftin e foshnjën 3 muajshe, lirohet nga qelia Ajas

Ajas Sulejmani, 39-vjeçari që përplasi çiftin Konomi dhe foshnjën e tyre 3 muajshe teksa ishin duke kaluar rrugën në vijat e bardha, është liruar sot nga qelia.

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Sulejmanit për zbutje të masës së sigurisë duke e lënë në “arrest shtëpie”. Kjo edhe për shkak se të dyja palët kanë dëshmuar se nuk kanë konflikt dhe se janë miq.

Sulejmani përplasi me mjetin e tij çiftin Konomi dhe foshnjën e tyre 3 muajshe që ndodhej në karrocë. Ngjarja ndodhi në Maj të këtij viti, teksa çifti ishte duke kaluar vijat e bardha në zonën e 21 Dhjetorit.

Sulejmani pas përplasjes braktisi mjetin dhe u largua nga vendngjarja, Ai u kap nga efektivët e policisë pas dy orësh. Sulejmani deklaroi asokohe se ishte larguar nga vendi i aksidentit pasi në makinë kishte vajzën e tij të sëmurë.

Të fundit