Flash News

E-TJERA

Përplasi çiftin me fëmijë, Hoxha: Sulejmani e telefonoi vetë policinë

Përplasi çiftin me fëmijë, Hoxha: Sulejmani e telefonoi

Gazetari Artan Hoxha ka folur rreth aksidentit që ndodhi dy ditë më parë në rrugën e Kavajës, ku Ajas Sulejmani aksidentoi çiftin Konomi bashkë me foshnjën e tyre 3 muajshe teksa kalonin në vijat e bardha.

Në “Opinion”, Hoxha tregoi se pas aksidentit Sulejmani është larguar nga vendi i ngjarjes për të dërguar vajzën në spital, dhe aty e ka lajmëruar vetë policinë. Pas 40 minutash nga telefonata e tij, efektivët kanë mbërritur në spital për ta arrestuar.

“Ai ka tentuar të shmangi karrocën e fëmijës. Ai ka qenë duke ecuar nga pallati me shigjeta në drejtim të 21 dhjetorit. Ka shkuar tek spitali “Hygea” sepse ka kujtuar se ka dëmtuar fëmijën e vet se ka qenë mbrapa, por e pa lidhur. Ka çuar fëmijën në spital. Më pas Ajas Sulejmani ka telefonuar policinë dhe i ka thënë jam njeriu që ka shkaktuar aksidentin ndodhem tek ky spital. Pas 40 minutash policia ka shkuar në spital dhe është arrestuar. Tani problemi është, a ka qenë aty nën efektin e lëndëve narkotike apo jo? Analiza nëse ka përdorim të lëndëve narkotike apo jo, analiza që është e pa kundërshtueshme në proces, është analiza nëpërmjet ujit të hollë dhe e gjakut, ato tregojnë prezencën e narkotikëve. Personi në fjalë jetonte tek Kodra e Diellit, atë makinë mund ta shihja tre a katër herë në ditë. Nuk e dija se makina ishte në pronësi të një shtetasi gjerman, e dija se ishte ky drejtuesi i mjetit”, tha Hoxha.

 

Të fundit