All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

4 persona u lënduan pas aksidentit të urbanit të linjës së “Astirit” mbrëmë në Tiranë

All - Paragraf - 1

4 persona u lënduan pas aksidentit të urbanit të linjës

Autobusi i linjës së Astirit u përfshi mbrëmë në një aksident, në rrugën e “Kavajës”.

All - Paragraf - 3

Siç duket edhe nga pamjet, urbani ka dalë nga korsia dhe është përplasur me disa automjete të parkuara përgjatë rrugës.

Mesohet se autobusi ka shmangur një 18-vjeçare me biçikletë, e cila kishte kaluar semaforin me të kuqe. Si pasojë ajo u lëndua bashkë me tre pasagjerë të autobusit. 


Njoftimi: 

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Ç. Sh., 56 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Rrugën e Kavajës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobuzit që drejtonte dhe është përplasur me një biçikletë ku lëvizte shtetasja G. K., 18 vjeçe, e më pas me dy automjete të parkuara. Si pasojë, është dëmtuar 18-vjeçarja dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobuz, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve”.

 



Të fundit