Flash News

E-TJERA

Përplasi eskortën e Sali Berishës, procedohet shoferi nga Kosova. Si ndodhi aksidenti i trefishtë në autostradë

Përplasi eskortën e Sali Berishës, procedohet shoferi nga Kosova.

Procedohet penalisht shoferi nga Kosova i cili përplasi mbrëmë një makinë të eskortës së ish kryeministrit Sali Berisha në aksin rrugor Milot-Thumanë, në Fushë Mamurras.

Sipas policisë, 24-vjeçari me iniciale A.M., banues në Prishtinë ka qenë shkaktari i aksidentit. Për pasojë, nga përplasja kanë marrë dëmtime të lehta i riu nga Kosova dhe pasagjerët në automjetin e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin A.M., 24 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë. Ky shtetas, në aksin rrugor Milot-Thumanë, në Fushë Mamurras, duke drejtuar automjetin tip “Benz ” ka goditur mjetin tjetër tip “Benz ” me drejtues shtetasin S.L., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe ky i fundit ka goditur mjetin shoqërues të  deputetit S.B. Të 3 automjetet qarkullonin në një sens lëvizjeje, në korsinë e shpejtësisë.

Si pasojë e goditjes kanë marrë dëmtime të lehta drejtuesi i mjetit shtetasi A.M., dhe pasagjerët në këtë mjet E.S.,dhe A.M., banues në Kosovë, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital, janë larguar për në banesë. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton policia.

Të fundit