Flash News

E-TJERA

Përplasi me makinë ish-partneren dhe e la në rrugë, arrestohet shqiptari në Itali

Përplasi me makinë ish-partneren dhe e la në rrugë,

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane pas një ngjarjeje të rëndë në zonën e Thebaid, ku ai tentoi të vriste ish-partneren e tij. Motiv i krimit dyshohet të jetë xhelozia dhe mospranimi i ndarjes.

Sipas raportimeve, shqiptari e kishte përndjekur ish-të dashurën me makinë, derisa e goditi automjetin e saj, duke e nxjerrë nga rruga. Për pasojë, gruaja ka pësuar lëndime serioze dhe është dërguar në spitalin e Castellanetës për trajtim mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur vetëm një ditë pasi ai e kishte dhunuar fizikisht dhe kërcënuar me jetë ish-partneren, duke vazhduar përndjekjen përmes telefonatave dhe mesazheve, në përpjekje për ta bindur që të riktheheshin bashkë. Pas refuzimit të saj, shqiptari e ndoqi me makinë dhe shkaktoi aksidentin me qëllim vrasjen.

Karabinierët e Njësisë Operacionale në Massafra e arrestuan 32-vjeçarin të enjten, ndërsa ai tentoi të arratisej pas ngjarjes. Gjatë dëshmisë së viktimës, autoritetet arritën të identifikojnë agresorin, i cili tashmë akuzohet për tentativë vrasjeje dhe përndjekje.

Gjykata vendosi që i dyshuari të mbahet në arrest shtëpiak, ndërkohë që hetimet dhe procesi gjyqësor vijojnë. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitet, ndërs

Të fundit