Flash News

E-TJERA

Vlorë/ Përplasi një grua dhe tentoi të largohej, shoferi shkakton një aksident të dytë në pak minuta

Vlorë/ Përplasi një grua dhe tentoi të largohej, shoferi

Një aksident i dyfishtë ka ndodhur këtë të hënë në Vlorë, i cili ka për protagonist të njëjtin person. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Transballkanike” ku një automjet tip Wolkswagen Touareg ka goditur një Peugeot me portobagazh.

Goditja ndaj makinës ka qenë aq shumë e fortë sa ajo ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë ndriçimi. Dy persona kanë mbërritur në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia po heton shkakun e aksidentit.

Gjithashtu mësohet se drejtuesi i ‘Touareg-ut’, pak momente përpara se të shkaktonte aksidentin ka aksidentuar një grua, e cila ndodhet në spital në gjendje të mirë shëndetësore.

Shoferi është munduar të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes ndaj ka shkaktuar aksidentin e dytë.

Të fundit