Flash News

E-TJERA

Përplasi një person teksa ishte i dehur në timon, arrestohet 28-vjeçari në Elbasan

Përplasi një person teksa ishte i dehur në timon, arrestohet

Një 28-vjeçar nga Cërriku është arrestuar në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në gjendje të dehur, u përfshi në një aksident në aksin Cërrik-Gramsh.

Të dy drejtuesit e automjeteve, përfshirë një 27-vjeçar, kanë pësuar lëndime, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin S. H., 28 vjeç, banues në Cërrik, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, automjeti që ky shtetas e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. M., 27 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar të 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Të fundit