Flash News

E-TJERA

Përplasi për vdekje 4-vjeçarin në aksin Tiranë-Fushë Krujë, pranga shoferit 38-vjeçar

Përplasi për vdekje 4-vjeçarin në aksin

Vihet në pranga një 38-vjeçar pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme ka përplasur me makinë në aksin rrugor “Tiranë-Fushë Krujë” një 4-vjeçar dhe babain e tij.

Për pasojë, i mituri ka ndërruar jetë në spital, ndërsa i ati po merr mjekim.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor Krujë arrestuan shtetasin E. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor “Tiranë-Fushë Krujë”, ka aksidentuar shtetasin B. B., dhe djalin e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve, 4-vjeçari ka humbur jetë në spital”, njofton policia.

 

Të fundit