Flash News

E-TJERA

Përplasi për vdekje 45-vjeçarin, arrestohet drejtuesi i mjetit; arsyeja pse u largua nga vendngjarja

Përplasi për vdekje 45-vjeçarin, arrestohet drejtuesi i mjetit;
Foto ilustruese

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, i cili përplasi përplasi për vdekje mëngjesin e sotëm 45-vjeçarin Besim Seli në aksin Mamurras-Laç.

Në pranga është vënë shtetasi Agis Vathi, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Burime bëjnë me dije se arsyeja e largimit nga vendi i aksidentit, ishte për shkak se në afërsi ndodhej banesa e viktimës, dhe ai i druhej një përplasje me familjarët e tij.

Agis Vathi po drejtonte mjetin e tij Benz, në momentin kur ka përplasur motorin që drejtohej nga Seli, ndërkohë që edhe makina pas manovrës ka përfunduar në kanal.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e aksidentit tragjik. Si viktima ashtu dhe drejtuesi i mjetit Benz ishin të njohur mes tyre, pasi banonin në fshatin Gjorm të Kurbinit.

Të fundit