Flash News

E-TJERA

Përplasi për vdekje 72-vjeçaren në qendër të Tiranës, arrestohet shoferi i autobotit të UKT-së

Përplasi për vdekje 72-vjeçaren në qendër të

Një ditë pas aksidentit të djeshëm ku humbi jetën një 72-vjeçareje në kryeqytet, policia e Tiranës ka arrestuar shoferin e autobotit 52-vjeçarin A. B., 

“Specialistët e qarkullimit rrugor:
-bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 52 vjeç, pasi dje, mjeti që drejtonte është përfshirë në një aksident rrugor, me pasojë vdekjen e shtetases A. B., 72 vjeçe, e cila lëvizte me motomjet elektrik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojme se 72-vjeçarja po lëvizte me motoçikletë elektrike kur u përplas nga autoboti i UKT në bulevardin Gjergj Fishta, në zonën e njohur si ish-ekspozita

Si pasojë e përplasjes Athina Bushi humbi jetën në vend. Nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, burimet bëjnë me dije se gruaja 72-vjeçare është penguar duke lëvizur me motomjetin elektrik dhe ka rënë në rrugë, por autoboti që drejtohej nga 52-vjeçari e ka përplasur me rrotat e pasme.

 

Të fundit