Flash News

E-TJERA

Përplasi për vdekje një person, arrestohet shoferi i autoambulancës

Përplasi për vdekje një person, arrestohet shoferi i

Një 65-vjeçar është arrestuar pasi shkaktoi një aksident me pasojë vdekjen në aksin rrugor “Shkodër- Hani i Hotit”. Policia njofton se shtetasi P. S., duke drejtuar autoambulancën e Spitalit të Koplikut, ka kryer një parakalimi të gabuar dhe ka përplasur automjetin e drejtuar nga shtetasi A. K., 57 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.

Për shkak të aksidentit janë plagosur dy pasagjere, S. K., 43 vjeçe, dhe D. K., 18 vjeçe, të cilat janë transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar shtetasin P. S. për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Të fundit