Flash News

E-TJERA

Përplasi për vdekje të moshuarin me makinë, arrestohet 20-vjeçari në Elbasan

Përplasi për vdekje të moshuarin me makinë, arrestohet

Një i ri është arrestuar sot në Elbasan pasi dyshohet se dje ka përplasur për vdekje një të moshuar në Elbasan.

Policia thotë se 74-vjeçari, Sabri Kampula, u përplas me makinë nga I riu. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Në vijim të informacionit paraprak për një aksident rrugor të ndodhur mbrëmë, si pasojë e të cilit humbi jetën një 74-vjeçar (këmbësor), informojmë se:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në unazën e qytetit, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin Sabri Kampula, 74 vjeç, banues në Elbasan, i cili për pasojë humbi jetën.

 

Të fundit