Flash News

E-TJERA

Përplasi të miturën me makinë, arrestohet 18-vjeçari në Ballsh

Përplasi të miturën me makinë, arrestohet 18-vjeçari

Policia arrestoi të riun, i cili akuzohet se përplasi me makinë një vajzë 7-vjeçare një ditë më parë në Ballsh. 

Uniformat blu informojnë se 18-vjeçari u arrestua për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".  

“Në vijim të informacionit për aksidentin e djeshëm, në qytetin e Ballshit, ku shtetasi S. F., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin, përplasi një shtetase të mitur, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 18-vjeçarin, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, njoftoi policia.

 

 

Të fundit