Flash News

E-TJERA

Përplasja e trafikantëve me policinë në kufirin Shqipëri-Kosovë, shefi i mbikëqyrjes jep detaje

Përplasja e trafikantëve me policinë në kufirin

Shefi i Sektorit për mbikëqyrjen e kufirit Kosovë-Shqipëri ka folur në lidhje me sulmin e armatosur të ndodhur sot në mëngjes mes forcave të policisë dhe një grupi trafikantësh emigrantësh, sirian dhe algjerian.

Ai tha se ditën e djeshme rreth orës 23:00 kanë marrë informacion se në drejtim të territorit të Kosovës janë 6 ose 7 persona të armatosur. Pasi janë përballur me policinë dhe nuk kanë mundur të kalojnë drejt Kosovës, ata janë kthyer nga efektivët shqiptarë dhe i kanë qëlluar me armë.

“Jemi udhëzuar që të organizojmë operacionin në terren. Në mesin e tyre ishte edhe personi kyç që është i njohur por s’mund të japim detaje. Personat e dyshuar kanë parë në policinë dhe kanë gjuajtur në vijën kufitare, distanca 50-100 metra. Kanë pasur gjuajtje nga armë të ndryshme. Kanë qenë grup i organizuar. Personi i shpallur në kërkim ka qenë i proceduar më parë nga policia shqiptare dhe kosovare, si dhe ka qenë i arrestuar."

"Personat që kanë qenë duke ardhur, në momentin e takimit vizual me policinë e Kosovës, janë kthyer nga policia shqiptare, ndaj të cilëve kanë gjuajtur. Në pamundësi për t’u futur në Kosovë e për t’u kthyer mbrapa kanë përdorur gjuajtjet për të shpëtuar."

"Në momentin e parë janë ndaluar 3 persona nga ana e policisë së Shqipërisë. 4 të tjerë ikën në pjesën e sipërme, në atë të vështirë malore, është krehur tereni në të dyja anët. Në pjesën e Shqipërisë kanë qenë të përfshira të gjitha njësitë. Më vonë nga policia shqiptare kemi marrë konfirmimin se janë arrestuar dhe 3 të tjerë. Ne nuk kemi gjuajtur. Vetëm ata kanë gjuajtur”, ka deklaruar ai.

 

Të fundit