Flash News

E-TJERA

‘Përplasja’ FSHF-Veliaj/ Presidenti i UEFA mbërrin të hënën në Tiranë, takim me Ramën dhe Dukën

‘Përplasja’ FSHF-Veliaj/ Presidenti i UEFA mbërrin të

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, do të mbërrijë të hënën në Tiranë në një vizitë zyrtare pas përplasjeve mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë së Tiranës.

Mësohet se Cerferin do të zhvillojë edhe një tëakimme kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e FSHF-së Armand Dukën, ndërsa ende nuk ka një axhendë të zbardhur plotësisht.

Pak ditë pas Ceferin, në Tiranë do të mbërrije edhe presidenti i FIFA Gianni Infantino.

UEFA konfirmoi ardhjen në Tiranë pas shpërthimit me eksploziv në shtëpinë e kreut të FSHF-së Armand Dukës, në një kohë kur mes tij dhe kryebashkiakut Erion Veliaj kishte tensione dhe akuza të ndërsjella lidhur me ndërhyrjen e politikës në zgjedhjet e futbollit, sikurse FSHF pohon, dhe nga ana tjetër me korrupsionin dhe shitjet e ndeshjeve nga ana e Dukës, sikurse deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku kërkoi një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për aktivitetin e Dukë snë krye të FSHF-së për 20 vite. Prokuroria e Tiranës nisi hetimet, ndërsa Tatimet zbarkuan pak ditë më parë në bizneset e familjes për të bërë kontrolle.

Kujtojmë se në Shqipëria do të zhvillohet edhe finalja e madhe e Conference League dhe mbetet për t’u parë nëse do të ketë një ridiskutim për këtë çështje apo UEFA do të tërhiqet nga vendimi.

Të fundit