Flash News

E-TJERA

‘Përplasja’ me Ademin për drejtimin e Shoqatës së Bashkive, gjykata kthen mbrapsht padinë e Ndreut: Ka të meta

‘Përplasja’ me Ademin për drejtimin e Shoqatës

Gjykata e Tiranës ka kthyer mbrapsht kërkesën e kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu dhe i kërkon të plotësojë padinë e tij, pasi sipas organit të drejtësisë, ajo ka të meta.

"Cilët janë anëtarët që kanë kërkuar mbledhjen dhe në çfarë mënyre e kanë paraqitur kërkesën? Gjykata nuk arrin të identifikojë se cilët janë anëtarët e Shoqatës në fjalë dhe pa pasur një të dhënë të tillë, gjykata e ka të pamundur të marrë një vendim", thuhet në kërkesën e gjykatës drejtuar Ndreut , i zgjedhur kryetar nga Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, pas shkarkimit të beftë të kryebashkiakes demokrate Voltana Ademi.  
Më 8 qershor të këtij viti, Pjerin Ndreu u zgjodh kryetar i kësaj shoqate, por Ademi nuk e pranoi këtë vendim, duke e cilësuar atë të paligjshëm.

Ligji parashikon që çështja duhet regjistruar në gjykatë, që ai të njihet si kryetar i Shoqatës së Bashkive.

‘Përplasja’ me Ademin për drejtimin e Shoqatës

‘Përplasja’ me Ademin për drejtimin e Shoqatës

‘Përplasja’ me Ademin për drejtimin e Shoqatës

Të fundit