Flash News

E-TJERA

Përplasja me armë në fshatin Kallmet, jepet pretenca për Besnik Simonin dhe Altin Markun

Përplasja me armë në fshatin Kallmet, jepet pretenca për

Prokuroria e Lezhës ka dhënë pretencën në lidhje me përplasjen me armë të ndodhur në vitin 2022 në fshatin Kallmet, ku u përfshi dhe ish-kreu i Njësisë Administrative, Besnik Simoni.

Për këtë të fundit është kërkuar deklarimi fajtor dhe dënimi me 12 vite burg.

Ai akuzohet për veprat penale ‘vrasja ne kapërcim te kufijve të mbrojtjes se nevojshme’ dhe ‘mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’.

Ndërsa Altin Marku rrezikon dënimin me 28 vite burg për veprat penale ‘vrasja me paramendim’ dhe ‘mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’.

Të fundit