Flash News

E-TJERA

Përplasja me armë zjarri te 'Elbasan Arena'; Gjykata, arrest me burg për 'Vis Korçarin' dhe 2 të tjerët

Përplasja me armë zjarri te 'Elbasan Arena'; Gjykata, arrest
Foto Ilustruese

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Elvis Koçi (Çaushllari), Feliks Filajn dhe Ersi Çekanin, të përfshirë në sherrin me armë para dy ditësh në Elbasan.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Elbasanit për marrjen e masës për 28-vjeçarin dhe dy personat e tjerë.

Elvis Çausholli si dhe Feliks Filja e Ersi Cakani akuzohen për ngjarjen e ndodhur rreth orës 11:50 në mesjavë në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan ku gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh u përdorën edhe armët e zjarrit.

Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, banues në Elbasan u arrestua një orë pas ngjarjes në Spitalin e Traumës ku kishte shkuar për mjekim, ndërsa u shpall në kërkim autori tjetër i kësaj ngjarjeje, shtetasi Migert Qosja, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Nga të dhënat paraprake policia bënte me dije se: “’Korçari’ duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, ishte konfliktuar fizikisht me 25 vjeçarin Qosja , i cili drejtonte automjetin tip “Ford” dhe më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri. Si pasojë shtetasi Elvis Koçi (Çausholli)mbeti plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, u largua nga vendngjarja që të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë ku edhe u arrestua në flagrancë”.

Çausholli dhe Qosja akuzohen për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, ndërsa Cekani akuzohet për veprat penale ” Veprime që pengojnë në zbulimin e të vërtetës ” dhe “Moskallëzim krimi”, ndërsa Filja akuzohet për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Të fundit