Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Përplasja me Gjykatën e Lartë, VOA: Zaçaj bën pas, kërkon deklarimin e përfundimit të mandatit

Në Shqipëri, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj thirri sot trupën e anëtarëve për deklarimin e mbarimit të mandatit të saj, duke shënuar kështu tërheqjen nga një çështje që kishte çuar në një përplasje të fortë me Gjykatën e Lartë. Kjo e fundit nisi ditën e djeshme procedurat për zëvendësimin e saj. Një akt të cilin zonja Zaçaj, e konsideroi në shkelje të Kushtetutës, duke qenë se siç i tha Zërit të Amerikës mbarimi i mandatit të gjyqtarit deklarohet me vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Ndërsa dy institucionet më të rëndësishme të sistemit gjyqësor në vend, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë kishin hyrë në një kurs përplasjeje për shkak të interpretimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj, njëkohësisht dhe kryetare e Kushtetueses, një lëvizje e sotme e kësaj të fundit duket se e shmang konfliktin. Përmes një shkrese drejtuar trupës së anëtarëve të Gjykatës, zonja Zaçaj, pasi shpjegon të gjithë situatën e krijuar dhe qëndrimin e saj ndaj çështjes “në cilësinë time si Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, në interes publik, për të shmangur një mosmarrëveshje kushtetuese, në përputhje me kompetencat e mia, por edhe në ushtrim të përgjegjësive të mia si anëtare e kësaj Gjykate, ju drejtohem formalisht me kërkesë për deklarimin e mbarimit të mandatit tim si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese”. Trupa e gjyqtarëve është mbledhur gjatë ditës së sotme, pa arritur në një vendim, dhe pritet të mblidhet sërish nesër.
Zonja Zaçaj u emërua në janar të vitit 2023, duke pasuar në detyrë gjyqtaren Vitore Tusha, mandati i së cilës kishte përfunduar në 10 mars të vitit 2017. Emërimi i saj, përfshihej në skemën e parashikuar në dispozitat kalimtare të Kushtetutës, e cila garantonte ripërtëritjen e Gjykatës çdo tre vjet, me nga tre anëtarë.
Sipas Gjykatës së Lartë, mandati i zonjës Zaçaj përfundon më 10 mars 205 dhe për këtë, më datën 10 dhjetor ajo duhet të kishte deklaruar përfundimin e mandatit dhe të kishte njoftuar Gjykatën e Lartë si organ i emërtesës, duke vënë në dukje faktin se zonja Zaçaj ishte në dijeni të datës, pasi ajo ishte njoftuar në dy shpallje vakancash për rastin, dhe se ajo vetë i ishte referuar kësaj date në aplikimin e saj.
Por zonja Zaçaj i tha Zërit të Amerikës, se në qëndrimin e saj publik dy ditë më parë nuk kishte mohuar dijeninë, por se “kur unë do të veproj si kryetare më duhet të konstatoj ngjarje juridike që më përcakton ligji, nuk mundem të merrem si është njoftimi. Dispozita kushtetuese, neni 179, pika 3 më cakton vetëm një vit që është 2025, dhe brenda kuadrit kushtetues, në vendimin e emërimit, unë përsëri nuk kam një datë. Por thuhet “deri në kryerjen e ripërtëritjes në vitin 2025”. Pra unë nuk kam një datë as në Kushtetuë dhe as në vendim”.
Zonja Zaçaj thekson më tej se “datat e njoftimeve nuk mund të përputhen me përfundimin e detyrës, për faktin se për gjyqtarin që ka bërë betimin, data e përfundimit të mandatit, do të jetë një datë e ndryshme nga ajo që ka shpallur Gjykata Lartë”, duke sjellë si shembull rastin e gjyqtarit Ilir Toska.
Për këtë arsye, për të llogaritur përfundimin e mandatit të saj, ajo thotë se i është referuar nenit 148 të Kodit të Procedurës Civile që flet për llogaritjen e afateve. Në interpretim të tij, ajo shprehet se ka qenë gjithë e bindur se mandati i saj duhet të përfundojë në fund të vitit 2025, e për këtë arsye nuk kishte patur arsye të niste procedurën e deklarimit të përfundimit të mandatit.
Por Gjykata e lartë, e konsideroi këtë si një mospërmbushje të detyrimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe shpalli dje vakancën për postin e zonjës Zaçaj. “Gjykata e Lartë, si organ emërtese është ngarkuar nga neni 125, pika 1 i Kushtetutës të ushtrojë kompetencën e saj ekskluzive për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, pa u penguar nga asnjë organ tjetër kushtetues”, thuhet në njoftimin e firmosur nga kryetari Sokol Sadushi.
Për zonjën Zaçaj, ky akt i Gjykatës së Lartë “është në shkelje të kushtetutës sepse mbarimi i mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetues deklarohet me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Zoti Sadushi nuk mund të shpallë vakancë pa respektuar Gjykatën Kushtetuese. Sot jemi në kushtet kur organi emërtesës vendos vetë dhe thotë nuk pyes fare”, thotë ajo për Zërin e Amerikës, duke shtuar se e konsideron të “rëndë, precedentin e prekjes së mandatit të një gjyqtari, aq më tepër që paqartësia është evidente”.
Për këtë çështje ajo ka kërkuar interpretimin e Komisionit të Venecias, duke shfrytëzuar “kompetencën që më jep detyra si kryetare e Gjykatës”. Arsyeja e këtij vendimi sipas saj “lidhet me nevojën për të patur një interpretim të rastit kur data e përfundimit të mandatit të një gjyqtari konsiderohet si data e fillimit të gjyqtarit pasues”, siç konsiderohet nga Gjykata e Lartë rasti I saj me mandatit e zonjës Tusha.
Zonja Zaçaj këmbëngul se qëndrimi i saj, “nuk lidhet me 7-8 muaj më shumë të mandatit tim, por me efektet e mundshme te mandate të tjera, si ai i anëtares së dorëhequr Elsa Toska, apo anëtares Sonila Bejtja e potencialisht dhe te mandati i gjyqtarit Sandër Beci”, shpjegon zonja Zaçaj për Zërin e Amerikës, duke shtuar që “për të mos i vendosur dy institucionet në konflik, t’ja çojmë Komisionit të Venecias”.
Ndonëse ajo i është përmbajtur pozicionit të saj, edhe në kërkesën drejtuar trupës së anëtarëve, vendimi për deklarimin e përfundimit të mandatit, mund ta bëjë tashmë të panevojshme përfshirjen e Komisionit të Venecias. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38