Flash News

E-TJERA

Përplasja mes agjentit të BKH, efektivëve dhe njerëzve të Agron Kapllanaj, reagon Policia: Disa të shoqëruar

Përplasja mes agjentit të BKH, efektivëve dhe njerëzve

Policia e Fierit ka reaguar lidhur me përplasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit mes agjentit të BKH, efektivëve dhe njerëzve tëish kryebashkiakut Agron Kapllanaj.

Sipas njoftimit zyrtar, agjentët policorë dhe të BKH-së, janë goditur nga disa persona për shkak të detyrës. Këta persona janë identifikuar dhe shoqëruar në komisariatin e Fierit.

"Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, së bashku me hetuesit e BKH-së pasditen e sotme kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit.

Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier - Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme.

Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier", njofton policia. 

 

 

Të fundit