Flash News

E-TJERA

Shkresa e përplasjes me qeverinë/ Ministria e Ekonomisë tentoi qeveria të nxirrte nga godina, News 24: Gjykata e rrëzoi

Shkresa e përplasjes me qeverinë/ Ministria e Ekonomisë tentoi

Vijon përplasja mes televizionit ‘News 24’, media e Irfan Hysenbelliut dhe qeverisë.

Në vijim të debateve pas nisjes së aksionit të IKMT për prishje të dy pishinave të resortit “Prestige” tek Mali i Robit në Durrës, televizioni ka publikuar një shkresë  që qeveria i ka dërguar shoqërisë ‘Focus Media News’, ku i bëhet thirrje që të lirojë godinën në të cilën ky televizion qëndron prej 20 vitesh.

Shkresa e përplasjes me qeverinë/ Ministria e Ekonomisë tentoiShkresa e përplasjes me qeverinë/ Ministria e Ekonomisë tentoi

Bëhet fjalë për një urdhër i datës 26 maj të këtij viti, të dalë nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë, ku drejtuesve të medias u kërkohet që të largohen nga godina brenda 25 korrikut të këtij viti, me arsyetimin se News24 mbaronte kontrata e qirasë prej 20 vitesh.

Duke u përballur me këtë situatë, shoqëria ‘Focus Media News’ apeloi vendimin në Gjykatën e Tiranës, ku edhe mori të drejtën e saj, ndërsa togat e zeza vendosën që të rrëzonin qeverinë, duke e cilësuar urdhrin e saj si të paligjshëm.

Ministria ka reaguar pas publikimit të dokumentit ku thotë se Gjykata ka vendosur thjesht pezullimin e zhvendosjes së mediave deri në një moment kur do të ketë një vendim përfundimtar të formës së prerë.

“Deklarata e mediave të zotit Irfan Hysenbelliu, se gjykata e ka shpallur të paligjshme shkresën e MFE është një trillim. Gjykata ka marrë një vendim pezullimi proceduarial të lirimit të godinave shtetërore, derisa çështja të trajtohet dhe zgjidhet me vendim gjyqësor të formës së prerë. MFE e respekton plotësisht këtë vendim dhe pret që gjykata t'i njohë shtetit të drejtën e tij për të rimarrë pronën që i takon.

Por kjo, as nuk ka lidhje me lirinë e mediave të zotit Irfan Hysenbelliu, as nuk e ndryshon faktin se zoti Irfan Hysenbelliu i përdor mediat e tij për të shantazhuar përfaqësuesit e shtetit dhe dizinformuar publikun, për të mbuluar problemet shumë serioze që bizneset e tij kanë me ligjin”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë”, thuhet në reagim.

 

Të fundit