Flash News

E-TJERA

Përplasja mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë/ Prokuroria dhe Policia e Shtetit "ping pong" me video-n e shpërndarë

Përplasja mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë/ Prokuroria dhe

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas denoncimit të Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, për dhunë në familje.

Verifikime do të kryhen edhe për videon e momentit të përplasjes mes çiftit e cila u shpërnda në media. Prokuroria thotë se video u depozitua pranë tyre, pasi ishte shpërndarë në media.

"Prokuroria Tiranë nis hetimet për Veprën Penale ‘Dhunë në Familje’ pas denoncimit të shtetasit L.Z., verifikime edhe për publikimin e videos, provë materiale

Në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë më datë 06.03.2024, ora 15.00 është referuar nga Komisariati i Policisë Nr.1 materiali kallëzues i shtetasit L.Z për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, regjistroi kallëzimin penal nr.2893 për Veprën Penale të parashikuar nga neni 130/4 i Kodit Penal.

Materiali është shortuar dhe i është ngarkuar prokurorit përkatës.

Ndërkohë, në lidhje me të dhënat e publikuara në media, ju bëjmë me dije se, nga ana e Prokurorisë kanë nisur verifikimet edhe në lidhje me publikimin e një videoje, provë materiale.

Nga verifikimet e para, ka rezultuar që materiali kallëzues është depozituar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi videoja është publikuar në media të ndryshme dhe rezulton që zarfi ku është administruar prova të mos jetë i hapur.

Në lidhje me rastin në fjalë, është ngarkuar Agjensia e Mbikëqyrjes Policore për të kryer veprimet hetimore përkatëse", njofton prokuroria.

Ndryshe nga Prokuroria, Policia e Shtetit deklaroi dje se nuk kishte rrjedhur nga radhët e tyre pasi video-n e kishin depozituar menjëherë në Prokurori.

“Në lidhje me një reagim të bërë nga Oborri Mbretëror, ditën e sotme, ju informojmë se: Nga ana jonë në lidhje me rastin janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Po kështu deklarojmë që kjo video nuk ka dalë nga strukturat e Policisë”, thuhej në reagim.

Epo mesa duket, Prokuroria dhe Policia e Shtetit po luajnë "ping pong" me fajin e shpërndarjes së videos.

Princi Leka kallëzoi Elia Zaharinë dhe babanë e saj, Gjergj Zaharia, për dhunë ndaj tij. Nga ana tjetër edhe familja Zaharia ka denoncuar Princin. Të dyja palët pretendojnë për dhunë.

Të fundit