Flash News

E-TJERA

Përplasja në Këshillin Bashkiak, Valteri kallëzon në polici Blushin: Më goditi me grusht

Përplasja në Këshillin Bashkiak, Valteri kallëzon në

Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës kanë mbërritur sot në dyert e komisariatit të policisë, pas përplasjes fizike mes dy këshilltarëve, Halit Valteri i PS dhe Tedi Blushi i PL-së.

Të dy pretendojnë dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, por ka qenë këshilltari socialist, Halit Valteri ai i cili ka depozituar një kallëzim në polici, ku pretendon se është goditur me grusht dhe objekte nga Blushi.

Mesohet se Blushi është marrë në pyetje, për të dhënë sqarime ne lidhje me incidentin që shoqëroi mbledhjen e këshillit bashkiak.

Incidenti solli edhe reagimin e kryebashkiakut Veliaj i cili paralajmëroi se do të kërkojë masa ligjore ndaj çdo akti rrugaçëror, siç e quajti përplasjen mes dy këshilltarëve.



Të fundit