Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Përplasja për ‘Cakajn’, konstitucionalistja tregon prapaskenat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Konstitucionalistja Aurela Anastasi ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kompetencat e Presidentit dhe Kryeministrit, lidhur me përplasjen për dekretin e ish ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.
Në një intervistë për Panorama.al, Anastasi thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për kompetencat e Presidentit dhe Kryeministrit në emërimin e ministrave do të ketë një rëndësi të madhe dhe për formimin e qeverisë së re.
Në lidhje me dispozitivin e këtij vendimi, Anastasi shprehet se “nuk mund të themi kurrsesi që këto institucione kanë kompetenca të barabarta”
“Në radhë të parë jemi duke diskutuar mbi bazën e dispozitivit të vendimit, pasi ende nuk kemi arsyetimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, paraprakisht, mund të them se Gjykata ka vendosur pushimin e gjykimit për pjesën e parë të objektit të kërkesës së Kryeministrit: “Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës”; Kjo do të thotë se as në dispozitivin e vendimit dhe as në arsyetimin e tij nuk presim që Gjykata të jetë shprehur konkretisht në lidhje me konfliktin institucional për emërimin e ministrit të Jashtëm.
Shkakun që e ka çuar Gjykatën në këtë vendim, do ta shohim në pjesën arsyetuese të vendimit. Sidoqoftë, mendoj se ka shërbyer fakti që ky konflikt nuk ekziston më, është tejkaluar në kohë dhe aktualisht në detyrë është emëruar një ministër tjetër. Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesën e dytë të kërkesës së Kryeministrit: interpretimi përfundimtar i nenit 98, pika 1 i Kushtetutës.
Ky nen vendos se: “Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve”. Gjykata kryen këtë interpretim me qëllim që në të ardhmen, organet kushtetuese që marrin pjesë në emërimin e ministrit të interpretojnë Kushtetutën ashtu sikurse Gjykata e ka interpretuar atë. Kjo pjesë do të ketë shumë rëndësi edhe për formimin e qeverisë së re në shtatorin e këtij viti. Nga dispozitivi që është shpallur, mund të kuptojmë pak. Kështu, mendoj që të presim edhe vendimin e arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese për të folur më tej”, tha Anasatasi lidhur me pikën e vendimi kut thotë se është pushuar gjykimi për kërkimin mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës.
Gjykata Kushtetuese shprehet se “në procedurën e emërimit dhe shkarkimit të ministrit, Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi udhëhiqen nga parimi i luajalitetit kushtetues dhe atij të ndarjes dhe balancimit të pushteteve”. Kjo duhet kuptuar se Presidenti nuk është thjesht një noter që duhet të dekretojë propozimet e Kryeministrit?
Për parimin e luajalitetit kushtetues, Gjykata Kushtetuese është shprehur edhe në vendime të tjera, kur ka qenë fjala për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të kompetencave. Ajo e ka shprehur në një vendim të vitit 2005, kur shqyrtoi kompetencat e Presidentit të Republikës në raport me Kuvendin për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Ky parim duhet të përshkojë institucionet në kuadrin e bashkëpunimit për ushtrimin e kompetencave, përmes respektit të ndërsjellë. Mjaft i rëndësishëm është edhe parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve.
Por ndryshe nga rasti i shqyrtuar në vitin 2005, në këtë rast konflikti ka lindur midis Kryeministrit si pjesë e ekzekutivit dhe Presidentit të Republikës, si përfaqësues i unitetit të popullit. Prandaj, mendoj se Gjykata në arsyetimin e vendimit do të sjellë vlera të shtuara në lidhje me respektimin e këtyre parimeve, tej atyre që është shprehur për konfliktet e krijuara midis Presidentit të Republikës dhe Kuvendit si organi më i lartë ligjvënës.
Në këtë aspekt, ajo duhet të shprehet për vendin kushtetues të këtyre dy institucioneve, për të cilën doktrina shqiptare ka dhënë mendimin e saj edhe më parë. Në fakt, nga dispozitivi që lexojmë, mund të themi se Gjykata Kushtetuese ka abstraguar nga mosmarrëveshja konkrete, duke interpretuar balancën jo vetëm midis Kryeministrit e Presidentit, por midis të tria institucioneve që marrin pjesë në emërimin e ministrit, pra, përfshirë edhe Kuvendin.
“Vlerësimi dhe verifikimi i kandidatit për ministër bëhet nga të tria organet e përfshira në proces, secili sipas rolit dhe kompetencave të tij kushtetuese, brenda afateve kushtetuese, në përputhje me arsyetimin e këtij vendimi”, thotë Gjykata Kushtetuese, duke lënë të kuptohet që kompetencat e tri institucioneve janë të barabarta në këtë proces.
Për sa më sipër, nuk mund të themi kurrsesi që këto institucione kanë kompetenca të barabarta. Në këtë aspekt është e rëndësishme thënia “…secili sipas rolit dhe kompetencave të tij kushtetuese…”, që Gjykata Kushtetuese e ka shpallur në dispozitivin e vendimit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38