Flash News

E-TJERA

Përplasja Pitarka–Tushe kalon në gjykatë, mjeku: Emri im u keqpërdor

Përplasja Pitarka–Tushe kalon në gjykatë, mjeku: Emri im u

Ka përfunduar në dyert e gjykatës përplasja publike, e nisur fillimisht në rrjetet sociale, mes blogeres Eliona Pitarka dhe mjekut pediatër Edi Tushe.

Ka qenë mjeku Edi Tushe ai i cili ka reaguar zyrtarisht, duke deklaruar se emri i tij është përdorur pa asnjë lloj autorizimi në rrjete sociale për promovimin e dietave për fëmijë, këshillave ushqimore apo përfitimeve personale të çfarëdo lloji.

I ftuar në podkastin “Shëndet me Almën”, i drejtuar nga Alma Demiraj, mjeku ka thyer heshtjen duke dhënë detaje mbi këtë debat.

Tushe theksoi se nuk ka bërë kurrë kompromise me profesionin e tij dhe u bëri thirrje prindërve të tregojnë kujdes ndaj informacionit të marrë nga rrjetet sociale.

Ato janë shpesh herë çorientuese, sepse informacioni që japin është i ndryshëm. Çdo individ është i ndryshëm nga tjetri. Unë mendoj që rrallë një nënë dëmton fëmijën e vet. Nuk mendoj se të gjithë prindërit i referohen rrjeteve sociale; ata gjithmonë kanë një këshillues dhe i drejtohen mjekut. Informacionet e marra nga rrjetet sociale shpesh janë të gabuara dhe nuk duhet të përdoren si element orientues për fëmijën.

Unë, gjatë gjithë jetës sime, nuk kam bërë kompromise me profesionin tim, veçanërisht me ata që janë tregtarë. Kur jap një informacion, e jap për këdo. Natyrisht, kontakti me pacientin dhe rasti janë shumë individualë dhe nuk mund të përdoren apo, aq më tepër, të deformohen. Nuk mund t’i japësh informacion të njëjtë çdo personi. Unë dua ta neglizhoj këtë debat për diçka të kësaj natyre. Çdo njeri flet për ndërgjegjen e vet dhe kjo më shqetëson. Të përdorësh një informacion dhe më pas të vendosësh reklama të caktuara është gabim në këtë rast.

Prindërit nuk duhet të ndjekin gjëra të tilla; mjeku është ai që përcakton se çfarë duhet bërë. Australia i ka mbyllur rrjetet sociale, sepse ato shkaktojnë dëme në jetën e njeriut, ndërsa ligje të ngjashme po përpilohen edhe në Europë”, u shpreh Tushe.

Nga ana tjetër, blogerja Eliona Pitarka ka mohuar akuzat, duke sqaruar se postimet e saj kishin karakter informues dhe synonin të ndihmonin prindërit që nuk kanë mundësi të ndjekin shërbime në klinika private.

Ndiq reagimin pas minutës '23:

 

Të fundit