Flash News

E-TJERA

Përplasja Rama-Veliaj/ Gjokutaj: Kanë qenë bashkëpunëtorë tek inceneratorët

Përplasja Rama-Veliaj/ Gjokutaj: Kanë qenë

Avokati Genc Gjokutaj komentopi perplasjet Rama-Veliaj në lidhje me drejtimin e bashkisë së kryeqytetit pas arrestimit të kryebashkiakut. 

I ftuar në Syri tv, Gjokutaj tha se kryeministri Edi Rama ka qenë bashkëpunëtor me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj tek inceneratorët dhe shumë procedura të tjera.

“Flitet për pezullimin nga detyra, sepse rëndon në raset e marrjes për përgjegjësi totale të zyrtarve të emëruar, kjo është një masë ndaluese që shoqëron masën e sigurimit. Për personat e zgjedhur ky pezullim nga detyra ndalohet. Në këtë rast këshilli bashkiak në një përqindje 1/3, e cila i ka rastet e ligjit kur ndërpritet mandati i kryetarit të bashkisë dhe janë dy referenca.

Është neni 1 i kushtetuetës dhe kemi ligjin e vetëqeverisjes vendore. Janë dy raste ku janë shkarkuar kryetarët e bashkive, të bashkisë së Kuksit dhe Dibrës. Këto raste janë bërë urgjent me vendimin e kryeminisrit. Atëherë Safet Gjici ka dhënë vetë dorëheqjen, por nuk u mjaftua me kaq edhe e shkarkoi pa e përfillur dorëheqjen. Erion Veliaj dhe Edi Rama deri dje kanë qenë bashkëpuntor tek inceneratorët dhe tek të gjitha procedurat e tjera.” – tha Gjokutaj.

Të fundit